Policia e Kosovës ka gjetur një vend në Bjeshkën e Rashkodolit të Komunës së Deçanit ku dyshohej se po kultivoheshin bimë narkotike.
Gjatë ditës së hënë, në atë vend janë gjetur katër sera në të cilat kishin qenë të mbjellura bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat dyshohet se ishin djegur nga persona të dyshuar.
Në bazë të shikimit të vendit të ngjarjes dyshohet se kanë qenë të mbjellura rreth 300 bimë narkotike të madhësisë nga/deri në 1-2m gjatësi.
Lidhur me rastin njësitë përkatëse në vendin e ngjarjes kanë marrë provatmateriale si në vijim: mostra të bimëve narkotike, një armë AK – 47 me 32 copë fishekë, një fishekë i kalibrit për armë të gjuetisë etj.
“Provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat“Kultivim i bimëve narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve”.
Në lidhje me rastin meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, të cilat kanë aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse të shteteve të tyre”, njofton Policia.


