Të fundit

Kica-Xhelili: Ministren e Drejtësisë e kemi definitivisht, dhe moti, të dehur

Deputetja e Lidhjes Demokratike Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar ashpër ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu pas deklaratave kontraverse në lidhje me zhvillimet e fundit.

Sipas saj, Kosova e ka të dehur ministren e Drejtësisë ndërsa deklarimet e Haxhiut i quajti “deklarime cirku”.

“Esëllia nuk ka të bëj vetëm me pije. Ministren e Drejtësisë e kemi definitivisht, dhe moti, të dehur. Deklarime cirku që nuk meritojnë as reagim më të thelluar”, shkruan ajo.

Kujtojmë se ministrja Haxhiu ka ngritur një mal hipotezazh të reja për arratisjen e Faton Hajrizit, duke e lidhur edhe me minierat e litiumit në serbi, gjatë një interviste të fundit në KTV.

“Përshembull për rastin e fundit, kur jemi këtu duhet të kemi parasyshë që rasti që ndodhi, ka ndodhur në prag të nënshkrimit të kontratave për litiumin. Vendi si me thënë ku dyshohet se ka ndodh vrasja e policit serb, është 9 km larg vendit ku planifikohen të ndërtohen minierat. Dhe për të kundërshtuar atë kontratë ka pasë paralajmërim për protesta nga ajo zonë. Në momentin kur ka ndodhë ky rast, ajo zonë ëshë rrethuar komplet. Rrjedhimisht ka pamundësuar që të ketë reagime qyetetare”, nisi shpjegimin e saj Haxhiu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci