Të fundit

Rusia sfidon NATO-n

Provat kaluan “me sukses dhe pa gabime”, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin duke iu referuar testimit të disa armëve super moderne të teknologjisë supersonike, një hap tejet i rëndësishëm ky për shefin e Kremlinit lidhur me forcimin e sigurisë së Rusisë.

Putini po trumpeton me të madhe kërcënimin që përbën sipas tij për vendin e vet prania e NATO-s në kufijtë e perëndimorë të Rusisë. Për shkak të tensioneve të vazhdueshme me perëndimin udhëheqja e Moskës ka shtuar ndjeshëm vitet e fundit arsenalin e saj ushtarak.

Putin njoftoi për zhvillimin e raketës supersonike Zircon në shkurt të vitit 2019. Në atë kohë ai tha se raketa, me një rreze veprimi prej 1000 kilometrash, mund të arrijë nëntë herë shpejtësinë e zërit. Raketa u testua për herë të parë në tetor të vitit 2020.

Putini i quan raketat supersonike ruse si “të pathyeshme”. Deri tani janë zhvilluar disa prova me raketën Zirkon, si mbiujore nga fregata “Admiral Gorshkov” dhe nënujore nga nëndetësja “Severodvinsk”.

Raketat supersonike mund të ndryshojnë lartësinë e tyre në atmosferë dhe të lëvizin në trajektore të paparashikueshme. Ato janë të vështira për t’u dalluar nga sistemet konvencionale të mbrojtjes kundërajrore dhe vështirë se mund të përgjohen, pasi objektivi i tyre dihet vetëm në momentin e fundit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci