Të fundit

​Drita siguron kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës

Skuadra e Dritës e ka siguruar plasmanin në raundin e tretë kualifikues për në Ligën e Konferencës.

Drita e mposhti sot 1:0 skuadrën e Breidablik në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, me ndihmën e super golit të shënuar nga Kastriot Selmani në minutën e 67’.

Skuadra gjilanase gjithashtu kishte shënuar fitore edhe si mysafire në Islandë, duke e mposhtur Breidablik me shifrat 2:1.

Në përgjithësi, brenda dy ndeshjeve, Drita e eliminon Breidablik me shifrat 3:1.

Tani, në gjysmëfinalen e kualifikueseve të Ligës së Konferencës, Drita do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Auda dhe Cliftonville.

Rezultati final i ndeshjes së sotme, 1:0 në favor të Dritës.

Rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve, 3:1 në favor të Dritës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci