Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka cituar një thënie të ideologut themelor të Rilindjes Kombëtare.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se “Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është një mashtrues”, duke cituar rilindësin Sami Frashëri.
Haradinaj, kohëve të fundit ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke e quajtur edhe mashtrues kreun e ekzekutivit lidhur me veprimet apo qëndrimet e këtij të fundit.
