“Provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”. Kështu e kishte përshkruar Presidenca e Kosovës incidentin e Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit. Por këtë mendim nuk e kishte kryeministri Albin Kurti.
Kurti, gjatë një konference për media në Shkup mohoi se institucionet e Republikës së Kosovës, ta kenë mbajtur qëndrim zyrtar se kjo përbënte “provokim”, raporton Paparaci.
“Nuk e di që kem pasur qëndrim të tillë (si provokim) si institucione të Republikës së Kosovës. Mund ta ketë ndokush prej qyetatërve por jo institucionet. MPJ ka dhënë deklaratë që paraqet qëndrimin tonë, po ashtu kemi parë qëndrimin e MPJ-së maqedonase. Besoj që duhet të synojmë të vërtetën dhe kurrësesi tensionimin, le të zbardhet rsati. Kryeministri Mickoski dhe unë s’mund ta bëjmë zyrtarin doganor dhe policin hetues dhe inspektoriatin e policisë…siç u tha në takim po bëhemi ngadalë dhe sigurt eskpert të detaje takimeve”, ka thënë ai.
“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e Presidentes, shkëlqesisës Vjosa Osmani me 2 gusht në aeroport. Aq më tepër që ka qneë me familje dhe dy vajza të vogla. Autoritetet e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhje, dhe do të ketë raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje, që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur por edhe të mos përsëriten kurrë më sitauta të tilla” , u shpreh Albin Kurti.
Duket se kjo ka bërë që të acarohet presidentja Osmani, ku sot Presidenca doli me një komunikate publike dhe e akuzoi rëndë Kurtin se po i kontribuon edhe më shumë propagandës kundër Kosovës.
“Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Përderisa e vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por perkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë. Për këtë as nuk duhen raporte e hetime shtesë për ndonjë gjendje faktike, sepse ato janë komplet jorelevante para pranimit publik te institucioneve të Maqedonisë së Veriut se një rregull i tillë është imponuar qëllimshëm, pavarësisht kërkesave të qarta të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet tutje.
Përveç që u pa si provokim, Presidenca e Kosovës e cilësoi si sulm ndaj Republikës së Kosovës.
“Në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Republikës së Kosovës, kërkojmë nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatën e Presidencës./Paparaci
