Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku janë gjetur të dy fëmijë 11 dhe 13-vjeç, si dhe babai i tyre 44-vjeçar.
BILD shkruan se bëhet fjalë për një familje shqiptare, për të cilët fqinjët kanë treguar se kanë pasur shumë shpesh debate. Prandaj, kur dëgjuan zhurma nga shtëpia e familjes shqiptare të dielën rreth orës 22:53 fqinjët thirrën menjëherë policinë.
Tutje BILD raporton se kur policia arriti në vendin e ngjarjes dhe hyri brenda shtëpisë gjeti dy fëmijët e ekzekutuar me të shtëna në kokë, përcjell Paparaci.

Ndërkaq pak metra më tutje ndodhej babai i djemve, 44-vjeçari Flamur R., i cili po ashtu ishte i vrarë. Afër tij ndodhej arma që dyshohet se është përdorur për vrasjet.
Gruaja dhe nëna Advije R. (38) është plagosur rëndë dhe gjendet në spital – edhe ajo është qëlluar me armë zjarri.
Kryeprokurori Christian Braunwarth citohet të ketë thënë: “Gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes”.
Sipas informacioneve të BILD, pritet të vërtetohet në nëse babai ka qëlluar me armë të tjerët dhe më pas edhe veten.
