Të fundit

Qeveria ndan 4 milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës

Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ky vendim ka ardhur pasi Bordi i Trepçës nuk ka arritur t’i sigurojë pagat.

“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepcës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, tha Kurti.

Ndërkohë Minatorët e Trepçës kanë paralajmëruar se do të protestojnë të enjten para objektit të Qeverisë për mosekzekutimin e pagave tash e tre muaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci