Kylian Mbappe ka nisur aventurën te Real Madridi duke realizuar gol dhe duke siguruar trofeun e tij të parë.
Francezi, i cili debutoi në Superkupën e Evropës kundër Atalantas, realizoi gol në minutën e 68-të. Ky ishte goli i dytë i Realit, pasi të parin e realizoi Ernesto Valverde në minutën e 59-të.
Reali bëhet klubi i vetëm në Evropë që e fiton Superkupën që gjashtë herë.
Mbappe u transferua te Reali si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata te Paris Saint-Germaini.
Ndeshja e sotme ishte përballje mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës.
