Të fundit

​Zyrtare: Gundogan rikthehet te Manchester City

Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Ilkay Gündoğan.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra spanjolle në faqen zyrtare ku edhe e ka falënderuar lojtarin për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe i uron atij fat në të ardhmen, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Gündoğan mbërriti në Barcelonë nga Manchester City në verën e vitit 2023 dhe luajti 51 ndeshje në sezonin e tij të vetëm në “Camp Nou”, duke përfshirë 36 në La Liga dhe 10 në Ligën e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

Ai u tregua një komponent thelbësor i mesfushës së Barcelonës, duke qenë një nga lojtarët më të përdorur nga ish-trajneri Xavi Hernández. Ai shënoi pesë gola (të gjithë në ligë) dhe 14 asistime (9 në ligë, 4 në UCL dhe një në Superkupë).

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci