Të fundit

Admirali i NATO-s takohet me Kurtin

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart Munsch, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Admirali amerikan, i cili ka arritur sot në Prishtinë, sipas njoftimit në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, gjatë takimit me Kurtin ka biseduar për sigurinë në Kosovë.

“Diskutimet e sotme u fokusuan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Në fotografinë e publikuar shihet së në takimin mes kryeministrit Kurti dhe admiralit Munsch, ishin të pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ndryshe, menjëherë pas arritjes në Kosovë, Admirali Stuart Munsch sot ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Gjatë takimit Ulutas dhe Munsch diskutuan për sigurinë në Kosovë dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci