Të fundit

Edhe sot serbët janë tubuar para ndërtesës komunale të Mitrovicës së Veriut

Punëtorët e organeve paralele të Serbisë në Mitrovicën e Veriut sot përsëri janë mbledhur para ndërtesës së komunës, me kërkesën që “të kthehen në punë”.

Pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës të premten, punëtorët e këtyre institucioneve kanë tentuar të hënën të hyjnë në ndërtesë me pretekst se “kanë ardhur në vendet e tyre të punës”, por janë ndaluar në hyrje, transmeton Paparaci.

Ata edhe sot janë mbledhur para objektit komunal në Mitrovicën e Veriut, ku ishte vendosur Sigurimi Pensional i Serbisë, dhe thonë se “nuk do të largohen”.

Ata kanë pretenduar se “vendet e punës janë burim jete për ta dhe familjet e tyre dhe se situata aktuale ua vështirëson edhe më shumë mbijetesën dhe qëndrimin në Kosovë”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci