Të fundit

Sofalia në Prishtinë do të bëhet me shkollë

Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku ka njoftuar se në lagjen Sofalia do të nisë ndërtimi i një shkolle fillore.

Sipas saj, shkolla do të ketë kapacitet për 720 nxënës.

“Në lagjen ku jam rritë, Sofali, për shumë vite ka munguar një shkollë fillore. Megjithatë, pritjes së gjatë i erdhi fundi. Sot, lagjja jonë po bëhet me shkollë të re, moderne dhe të pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për arsimim cilësor”, ka shkruar Lushaku në Facebook.

“Kjo shkollë do të ketë kapacitet për më tepër se 720 nxënës; kjo jo vetëm që do të lehtësojë ngarkesën në shkollat ekzistuese si ‘Gjergj Fishta’ dhe ‘Elena Gjika’, por gjithashtu do t’u japë prindërve dhe nxënësve më shumë komoditet dhe mundësi arsimore në afërsi të shtëpive të tyre”, ka shkruar ajo.

“Përpjekjet tona për të përmirësuar arsimin e zbatimin e mësimit tërëditor në kryeqytet vazhdojnë, dhe hapja e kësaj shkolle të re është një hap drejt realizimit të këtij vizioni”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci