Policia e Kosovës ka njoftuar se për rrahjen në lagjen Emshir në Prishtinë janë shoqëruar në polici gjashtë persona.
Sipas policisë, rrahja ka nisur rreth orës 21:00 të enjten, teksa janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, thuhej në njoftimin e policisë.
“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhej në njoftim.
