Të fundit

Zhegrova, Muriqi e Muslija përjashtohen nga grumbullimi

Federata e Funtollit e Kosovës ka marrë vendim t’i përjashtoj nga grumbullimi futbollistët Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe portierin Aro Muriq.

Sipas njoftomit të FFK-së vendimi është marrë në bashkëpunim me përzgjedhësin Foda.

Arsyeja e përjashtimit thuhet të jetë shkelja e rregullave të vendosura nga përzgjedhësi.

 


“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në vendimin e FFK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci