Të fundit

Arrestohet një person në Podujevë, kërkohej për vrasje në tentativë

Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë.

I arrestuari është L.K i moshës 28-vjeçare, atij i është sekuestruar një armë zjarri, një thikë, sasi e narkotikëve dhe një motoçikletë.

Ndërsa në një lokal janë sekuestruar një çantë me para, një armë zjarri dhe një motoçikletë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person i kërkuar për vrasje në tentativë

Dje nga zyrtarët policorë të Podujevës, në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, është  ndaluar një person, i cili kërkohej me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë.

Personit të dyshuar:

-L K, mashkull, 28 vjeç,  (i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër), policia i ka gjetë dhe sekuestruar:

-1 armë zjarri,

– 1thikë,

-sasi të narkotikëve,

-një motoçikletë  etj.

Pas një hetimi fillestar, policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali (po në të njëtën rrugë), ku ka sekuestruar:

– një çantë me një  shumë parash,

– një armë zjarri,

– një motoçikletë etj.

Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për  veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci