Të fundit

Grabitje në Mitrovicë, plagoset një person

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Mitrovicë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Ljmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 22:24, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes, me urgjencë, kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se i plagosur nga arma e zjarrit kishte mbetur viktima/mashkull kosovar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, deklaroi Zahiti.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën, i cili ndodhej në dyqanin e tij. Si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimës, viktima ka mbetur i plagosur”, tha Zahiti.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci