Të fundit

Florent Muslija reagon pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Mesfushori Florent Muslija ka reaguar pas përjashtimit nga përfaqësuesja e Kosovës bashkë me anësorin Edon Zhegrova dhe portierin Aro Muriq.

Futbollistët janë akuzuar se pas humbjes nga Rumania kanë dalë në një klub nate.

Për këtë ka reaguar Muslija. Ai ka pranuar se ka thyer rregullat, por ka shtuar se ishte në një darkë dhe jo në klub nate.

“Aktualisht ka shumë lajme rreth meje dhe një incidenti në kombëtare. Disa pretendime janë të vërteta, disa të tjera jo. Para së gjithash: kam bërë një gabim për të cilin, natyrisht, marr përgjegjësinë”, ka shkruar ai në Instagram.

“Dy ditë para ndeshjes së Nations League kundër Qipros kam lënë hotelin e ekipit pa leje. Megjithatë, nuk kam dalë për të festuar deri vonë në një klub, por për të shkuar për darkë. Thjesht për të dalë pak jashtë”, ka shkruar ai.

Pa dyshim kjo nuk ishte ideja më e mirë dhe më e zgjuar e jetës sime. Sepse sporti i skuadrës funksionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta. Unë nuk e kam bërë këtë dhe për këtë kam kërkuar falje tek trajneri dhe sigurisht edhe tek bashkëlojtarët e mi. Diçka e tillë nuk duhej të ndodhte. Dhe kush më njeh, e di që diçka e tillë nuk do të ndodhë më”,

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci