Veterani i UÇK-së, Ramush Ahmetaj i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha për kritikat e tij drejtuar Ramush Haradinajt të shtunën gjatë ditës.
Basha ka thënë se Haradinajn e ka tradhtuar logjika, teksa presidenti i Serbisë po kërkon terrenin ashtu siç e kishte në kohën sa Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.
“Jam ushtar i UÇK-së që nga dita e parë e krijimit. I kam edhe pesë vëllezër që të gjithë krejt ushtarë të vijave të parë të frontit. Unë dhe dy vëllezër kemi qenë edhe të plagosur rëndë, kurse njëri nga vllezërit i ka humbur gjymtyrët e trupit”, ka shkruar ai.
“Që nga fillimi e deri në mbarim kemi qenë ushtarë të Ramush Haradinajt dhe edhe sot dhe përjetësisht mburremi se kemi pas Komandant dikë si Ramush Haradinajn”, ka shkruar Ahmetaj.
“Aty ku ka operuar Komandanti ynë dhe ushtarët e tij për besë ka qenë shumë problematike me u sjellë e me vepru Radojçiçat e Ivanoviçat. Gjynah që se kemi njoftë atë kohë Albinin e Dimal Bashën me na pastru terrenin pa gjak e sakrifica”, ka shtuar ai.
“Dimal Basha, sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat. Asnjë shqiptar i Kosovës s’ta ka as ty e asnjërit nga deputetët e VV-së borxh këtë”.
