Kryeministri Albin Kurti është tallur me opozitën gjatë konferencës së funditvitit për media, shkruan Paparaci.
Kurti ka komentuar deklaratat e opozitës të cilët pretendojnë se Qeveria do të rrëzohet në vitin e ardhshëm, siç thonë ata për shkak të punës jo efektive të ekzekutivit.
Kryeministri tha se ndoshta partitë opozitare e kanë pasur fjalën për 1 Prillin, siç njihet Dita e Gënjeshtrave.
“Kur kanë menduar për zgjedhje në prill, duhet ta pyesni mos e ka pas fjalën për 1 prill. Unë ua uroj Vitin e Ri edhe z.Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi, ju dëshiroj gjitha të mirat në vitin 2022”, u përgjigj ai.
