Të fundit

Rukiqi: Për të djathtën e të majtën po flasin ata që vodhën rrymë, grurë, vaj e pasul

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Koordinatorja e VV-së, Dejona Mihali, ka bërë një reagim ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe rreth djathtizmit të tij.

Rukiqi ka shkruar se tashmë iu ka ardhur radha të mbajnë ligjerata për të djathtën dhe të majtën ata që “i shpërblyen shokët dhe familjarët me tenderë sekret”.

Zyrtari i LDK ka përmendur edhe rritjen e çmimit të bukës, skandalin me rezervat shtetërore dhe faktin që Kosova është nën sanksione.

Postimi i plotë:

Ju paska ardhë rendi me na mbajtë ligjerata për të djathtën dhe të majtën, sidomos tani kur:

– i shpërblyen shokët dhe familjarët me tenderë sekret

– rriten çmimin e bukës për 50% e të qumështit për 40%

– vjedhen në: rrymë, grurë, vaj, pasul dhe gullash

– na izoluan dhe na sjellen sanksione nderkombetare

Vazhdoni te flisni, e ne po ecim sigurt drejt fitores.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci