Kompania KESCO ka vendosur që të ofrojë një ditë shtesë në pushimin vjetor për të gjitha punëtoret që bëjnë ekzaminimin për kancer të gjirit.
KESCO në një njoftim ka thënë është e rëndësishme mirëqenia e punonjësve dhe një nga prioritetet e kompanisë.
“Në KESCO, ne besojmë në mbështetje të shëndetit dhe mirëqenies në familjen tonë të madhe. Prandaj, jemi të lumtur të njoftojmë për një iniciativë të veçantë për të gjitha gratë në vendin tonë të punës”, thuhej në njoftim.
“Për çdo grua që përfundon ekzaminimin e saj për kancerin e gjirit në këtë muaj, ne do t’ua shtojmë një ditë shtesë në pushimin vjetor”, ka vendosur KESCO.
Sipas KESCO-s, mirëqenia e punonjësve tanë është një nga prioritetet e kompanisë, prandaj inkurajojmë të gjitha koleget tona të bëjnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
“Le të jemi së bashku për ta rritur ndërgjegjësimin, ta mbështesim njëri-tjetrin, si dhe ta promovojmë edhe më tej kulturën shëndetësore”.
