Në përvjetorin e themelimit të PDK, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka pritur bashkëshorten e Hashim Thaçit, Lumnijen, dhe bashkëshorten e Kadri Veselit, Violetën.
Sipas tij për në 25 vjetorin urimet nuk ishin të plota pasi që të dy nuk kanë qenë aty.
Ai tha më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës.
“Në këtë përvjetor jubilar të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, pata nderin dhe kënaqësinë të pres bashkëshorten e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnijen dhe bashkëshorten e Kryetarit Kadri Veseli, Violetën”, ka thënë ai.
Urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota, sepse sot më tepër se çdoherë ndjehej mungesa e dy liderëve tanë.
Më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës, dy udhëheqës vizionarë që e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë, dy çlirimtarë që po vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës së historisë së vendit dhe popullit tone” ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
