Të fundit

Klinë: Lëndohet zjarrfikësi gjatë intervenimit për ta shuar zjarrin

Një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në fshatin Shtupel të Klinës, raporton Paparaci.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur dje (e mërkurë) rreth orës 13:16 dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike.

Rasti është duke u hetuar, gjithashtu është informuar edhe prokurori.

“ZJARR AKSIDENTAL Fsh. Shtupel, Klinë 29.12.2021 – 13:16. Njësitet policore pas pranimit të informatës për zjarr, kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit. Gjatë intervenimit për fikjen e zjarrit, njëri nga zjarrfikësit ka pësuar lëndime. Ekipi mjekësor i ka ofruar tretman mjekësor viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike. Rasti është duke u hetuar, ndërsa është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci