Të fundit

Implikimet e ndryshimeve ligjore për Pagën Minimale në sektorë të caktuar të bizneseve në Kosovë

Lidhja e Bizneseve kërkon nga Qeveria/Ministria e Financave duhet të intervenojë menjëherë për të nxjerrë një vendim ose udhëzim që do të adresojë këtë situatë. Kontratat e nënshkruara me Autoritetet Kontraktuese para hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore për pagës minimale kanë krijuar një situatë të vështirë. Është e rëndësishme të rregullohet kjo mospërputhje sa më shpejt, në interes të dy palëve!

Ndryshimet ligjore për pagën minimale dhe Vendimi nr. 02/218 të datës 28.08.2024 që cakton përqindjen e re të pagës minimale përkatësisht 350.00€ bruto per nje muaj pune me orar tê plotë, në Republikën e Kosovës kanë sjellë një situatë të ndjeshme për sektorë të caktuar të bizneseve si Kompanitë e Sigurimeve Fizike dhe kompanitë e pastrimit/mirëmbajtjes.

Kontratat e nënshkruara me Autoritetet Kontraktuese (Institucione shtetërore) të ndryshme ,para hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore për pagës minimale kanë krijuar një situatë të vështirë midis pagave aktuale të punonjësve dhe ligjin e ri të pagës minimale. vlen të theksohet se këto kontrata janë nënshkruar në kohën e tenderimit, ku ofertimi është bërë duke u bazuar në pagën minimale të atëhershme prej 170.00€ bruto në muaj për punë me orar të plotë. Pra, me hyrjen ne fuqi te vendimit nr. 02/218 tö dates 28.08.2024, krijohet njè mosperputhje midis pagës se parashikuar nè kontratat ekzistuese dhe pagës minimale te përcaktuar me ligj.

Në këtë kontekst, fakti që punonjësit aktualisht marrin pagë bazë më të ulët sesa paga minimale e re caktohet të shkaktojë një mospërputhje të dukshme. Kërkesa e përputhjes midis kontratave ekzistuese dhe standardeve të reja ligjore për pagës minimale është legjitime dhe e nevojshme për garantimin e një marrëdhënie të drejtë të punës dhe përmbajtjes së kontratave. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që Qeveria/Ministria e Financave të intervenojë me urgjencë për nxjerrjen e një vendimi ose udhëzimi për Autoritetet Kontraktuese për të adresuar këtë çështje të rëndësishme. Në mungesë të një aksioni të menjëhershëm për rregullimin e çështjes së buxhetit dhe harmonizimin e tij me rritjen e pagës bazë, kompanitë dhe punonjësit mund të vuajnë pasojat e mospërputhjes aktuale.

Për të garantuar një proces të qëndrueshëm dhe të drejtë të harmonizimit të kontratave me pagës minimale të reja, një marrëveshje e ndërsjellë midis palëve për formulimin e një aneks kontrate është thelbësore. Kjo do të siguronte një adaptim të drejtë të buxhetit dhe një zbatim të suksesshëm të vendimeve të fundit qeveritare, duke i mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë palëve përfshire në këtë situatë. Për të garantuar që vendimet e ndërmarra janë në përputhje me realitetin dhe situatën aktualen e bizneseve, është thelbësore që të vazhdojë koordinimi i vazhdueshëm me sektorin privat dhe që vendimet të marrën duke marrë parasysh situatën dhe realitetin aktual të biznesit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci