Të fundit

Edhe një akuzë e Madonnës ndaj një reperi tjetër  

Ikona e muzikës pop, Madonna sërish ka hedhur akuza të tjera, por tani ndaj një reperi tjetër.

Pas sherrit me rep artistin 50 Cent, kësaj radhe ajo ka nisur një “betejë” tjetër me rep artistin kanadez, Tory Lanez, të cilin ajo po e akuzon se po përdor një nga këngët e saj të famshme pa lejen e saj duke thënë se kjo është e paligjshme.

Ylli i hitit “La Isla Bonita”, i ka komentuar Lanez, duke i thënë – “Lexoji mesazhet e mia për përdorimin tënd ilegal të këngës time ‘Into The Groove’”.

Kënga në fjalë është e fundit e Tory-t dhe titullohet “Pluto’s Last Comet”.

Kjo vjen pasi që instrumentali i fillimit të këngës “Pluto’s Last Comet” është një ripërtërije e këngës së dikurshme të Madonnas “Into the Groove”.

Ndërkaq, Madonna, nuk ka pranuar të komentojë rreth asaj se nëse ajo po përgatitet të ndërmarrë veprime ligjore kundër Tory Lanez.

Gjithsesi, Madonna nuk është i vetmi personazh publik që has telashe me kanadezin, pasi ky i fundit është futur në sherr edhe me Megan Thee Stallion.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci