Të fundit

Prapaskenat e mbledhjes së bordit – juristja shprehet e tronditur nga propozimi i fundit i drejtorit të RTK-së

Flutura Kusari, juriste e mediave, është shprehur e tronditur nga planet e Rilind Gërvallës, financuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, që drejton Radio Televizionin e Kosovës.

Kusari, e cila e përcolli nga afër mbledhjen e Bordit të RTK-së të enjten, tha pas përfundimit të saj se nëse bordi i miraton iniciativat e fundit të Gërvallës, “RTK-ja bie në fund të pusit”.

Në një shkrim në rrjetet sociale të enjten, Kusari tha se Gërvalla ka paraqitur të enjten para anëtarëve të bordit një propozim për përdorimin e të ashtuquajturit “model të kasetave” gjatë parafushatës zgjedhore.

Ky model i propozuar nga Gërvalla parasheh që partitë politike të dërgojnë materiale të gatshme me video dhe RTK-ja t’i transmetojë ato “duke i balancuar”.

“Sonte në takim të bordit financuesi i VV dhe njëherish drejtori i televizionit Rilind Gërvalla na informoi që ka marrë vendim që të përdorë modelin e Kasetava të Shqipërisë në Kosovë (alo miqtë e mi në Shqipëri, po po, e vërtetë është, nuk është shaka)”, tha Kusari.

“Kështu, Gërvalla tha që meqë është parafushatë zgjedhore dhe RTK nuk ka mundësi të mbulojë të gjitha aktivitetet politike, e kemi hapur një email dhe do të kërkojmë (ose kemi kërkuar sepse nuk e pasna shkru qartë në shënime) nga partitë politike që të sjellin materiale të gatshme dhe ne do t’i transmetojmë duke i balancuar”, pohoi ajo. “Nuk mu besojke çka dëgjojsha. Për besë tepër u trondita nga ky informacion.”

Një model i ngjashëm tashmë është instaluar në Shqipëri, sipas Kusarit.

Ajo, alarmoi se praktika është e rrezikshme për shoqërinë dhe median.

“Kjo metodë në Shqipëri quhet materiali me Kaseta ku fillimisht partitë politike pastaj institucionet kanë përgatitë materiale dhe i kanë dërgu të gatshme në televizone me kaseta, tash i dërgojnë me wetransfer. Kjo praktikë është aq e zhvilluar sa që partitë dhe institucionet kanë departamente me dhjetra nëse jo qindra njerëz që prodhojnë materiale propagandistike dhe prandaj nuk ka gati kurrë konferenca për shtyp”, tha Kusari.

“Kjo iniciative kaq e rrezikshme, frikësuese, ka me kriju precedent tepër të rrezikshëm që do ta ndjekin televizionet tjera, do t’ia mundësojnë partive të fuqishme financiarisht me pasë prezantim më të mirë, do t’ia kursejnë kandidatët dhe politikanët nga llogaridhënia dhe RTK do të bëhet një vegël propagandistike”, vijoi ajo në deklaratë.

Kusari tha se shpreson që një gjë e tillë nuk do të lejohet.

“Adi Krasta e di rrezikun dhe ai duhet ta ndalojë këtë ide para se të shkojë dhe nëse e aprovon do të jetë trashëgimi e keqe e tij”, u shpreh Kusari.

Kusari u shpreh e shqetësuar edhe me skemën e re programore të RTK-së, e cila po ashtu është përgatitur dhe pritet të shqyrtohet nga bordi.

Sipas saj, nëse RTK-ja e lejon “Modelin e Kasetave” dhe aprovohet skema e re programore, “RTK-ja bie në fund të pusit”.

“Nëse ndodhë modeli i Kasetave dhe aprovohet skema e re programore, RTK bjen në fund të pusit. Ama bash në fund të pusit”, përfundoi Kusari.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci