Të fundit

Putin uron Vuçiqin: Rusët dhe serbët qëndruan krah për krah në luftë kundër armiqve të përbashkët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga fashizmi, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në të cilin ka theksuar se është e rëndësishme që traditat e mira të miqësisë vëllazërore ende shërbejnë si bazë e besueshme për zhvillimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë.

“Operacioni ofensiv i Beogradit, i cili u krye tetë dekada më parë nga forcat e Ushtrisë së Kuqe dhe çetat partizane jugosllave, është një faqe e lavdishme e historisë sonë të përbashkët. Mijëra ushtarë sovjetikë që vdiqën në luftën kundër nazizmit prehen në tokën serbe. Ne e vlerësojmë shumë respektin dhe qëndrimin e kujdesshëm me të cilin autoritetet dhe qytetarët e Serbisë i ruan kujtimet e tyre”, ka thënë Putini në mesazhin e urimit drejtuar Vuçiqit, njofton Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Vuçiqit, citon Tanjugu.

Tutje bëhet e ditur se presidenti i Rusisë theksoi se për shekuj rusët dhe serbët kanë qëndruar krah për krah në luftën kundër armiqve të përbashkët dhe se së bashku kanë kapërcyer fatkeqësitë dhe sprovat.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci