Të fundit

Moti sot kryesisht me diell

Kryesisht mot me diell parashihet ditën e premtë, megjithë kalime vransirash kohëpaskohe, kryesisht shtresore të larta.

Përreth viseve malore priten zhvillime vransirash lokale, që në perëndim të vendit vonë pasdite mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Orëve të mëngjesit priten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës përgjatë luginave të lumenjëve, njofton Prishtina Wather.

Temperaturat minimale zbresin në 4C e 8C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 21C. Dominojnë qetësitë, e gjatë ditës frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Nga fundjava duke shkuar në ditët e para të javës vijuese mbetet më tutje mot i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime e diell. Kohëpaskohe kalojnë vransira, por kryesisht shtresore të larta.

 

Temperaturat maksimale mbeten më tutje të larta mbi mesatare, 18C e 21C, e minimalet zbresin në 4C e 7C.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci