Të fundit

Henry pyetet se kush duhet të jetë Topi i Artë dhe përgjigja e tij është befasuese

Të hënën më 28 tetor do të zhvillohet ceremonia e 68-të e Topit të Artë të organizuar nga France Football.

Pikërisht sot do të mësojmë se cilët ishin trajnerët, sulmuesit, portierët më të mirë në sezonin e kaluar, por edhe më e rëndësishmja se kush ishte lojtari më i mirë.

Edhe sulmuesi legjendar Thierry Henry ka dhënë mendimin e tij se kush duhet ta fitojë Topin e Artë.

Ai nuk pajtohet me narrativën popullore se fituesi duhet të jetë ylli i Real Madridit dhe Brazilit, Vinicius Jr.

Sipas tij, çmimi duhet të shkojë për spanjollin Rodri, i cili luan për Manchester Cityn.

“Njerëzit harrojnë se çfarë bëjnë mesfushorët dhe cili është roli i tyre. Vërtetë, ai nuk e fitoi Champions League, por mori kampionatin evropian dhe fitoi ligën me klubin. Sigurisht që ai nuk ka aq shumë gola dhe asistime, por ai është shpirti i një prej skuadrave më të mira në botë”, tha Henry në emisionin e Champions League në CBS.

Kolegu i tij në emision, Jamie Carragher, nuk u pajtua me francezin.

“Mendoj se Vini duhet të fitojë. Ata fituan Ligën e Kampionëve, që është trofeu më i madh. Sulmuesit zakonisht i fitojnë këto çmime dhe prandaj paguhen më së shumti”, përfundoi ish-lojtari i Liverpool-it.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci