Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo, dje gjatë mbrëmjes është sulmuar fizikisht nga katër hajdutë në shtëpinë e tij.
Cancelo nuk mbeti pa lëndime derisa u mundua ta mbronte familjen e tij nga hajdutët.
27-vjeçari rrëfeu ngjarjen në profilin e tij në Instagram, deri sa shihet me lëndime të lehta në fytyrë.
“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë që më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time”.
“Kur tregoni rezistencë, kjo është ajo që ndodh. Ata arritën të merrnin të gjitha stolitë dhe të më linin me fytyrën time në këtë gjendje. Nuk e di si ka njerëz me kaq poshtërsi”.
“Gjëja më e rëndësishme për mua është familja ime dhe për fat të mirë janë të gjithë mirë”.
“Dhe unë pas kaq shumë pengesash në jetën time, kjo është vetëm një tjetër që do të kapërcej. I vendosur dhe i fortë, si gjithmonë”, shkroi Cancelo në Instagram

