Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, pati një prezantim të veçantë në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh.
Ai u paraqit me këngën “Theje”, e cila u prit jashtëzakonisht mirë dhe u cilësua si një nga pretendentet kryesore për çmimin e parë.
Por përkundër dëshirës së madhe të publikut, përkatësisht fansave, Albani përfundoi i renditur i dyti në këtë garë të madhe.
Dy ditë pas përfundimit të Festivalit të RTSh-së, Albani zgjodhi rrjetin social Instagram për të bërë një reagim lidhur me paraqitjen e tij në këtë festival.
Ai i ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se falë tyre e llogarit 2021-tën si vitin e tij.
View this post on Instagram
