Të fundit

Mbappe nuk ftohet te Franca, Deschamps tregon arsyen

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk është ftuar nga përzgjedhësi francez, Dider Deschamps, për ndeshjet e muajit nëntor.

Kombëtarja franceze ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit, mirëpo ylli francez, Mbappe, është lënë jashtë listës.

Mbappe kishte luajtur për Real Madrid të martën mbrëma, megjithatë vetëm dy ditë pas ndeshjes me “Los Blancos” u la jashtë Francës.

Kryetrajneri Didier Deschamps, tha se ylli i Real Madrid nuk u përzgjodh për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, pavarësisht se u vendos në dispozicion.

“Kam biseduar me Mbappen dhe e mora vendimin tim. Është më mirë kështu. Mbappe ka shprehur dëshirë të jetë pjesë e kombëtares, pra nuk ka ndonjë problem. Ishte vendimi im”, ka thënë tekniku francez.

Mbappe ishte lënë jashtë Francës edhe muajin e kaluar edhe pse ai ishte shprehur se ishte i gatshëm pavarësisht lëndimit që kishte pësuar.

Sulmuesi francez nuk është në formën e tij më të mirë që prej transferimit te skuadra e Real Madridit. Ai ishte kritikuar ashpër për gabimet e tij në El Clasico përball Barcelonës, ku Reali u turpërua përball tifozëve të tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci