Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk ka harruar dy ish-shefat e tij Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale, duke ua uruar festën e Vitit të Ri përmes një video-mesazhi.
Krasniqi në urimin e tij ka drejtuar disa kritika indirekte ndaj Qeverisë, duke thënë se shpreson që vitit i ardhshëm të jetë me ndryshime.
Tutje, Krasniqi ka thënë se duhet të jenë krenarë me arritjet e dy dekadave të fundit për shtetin e Kosovës dhe jo mohues të këtyre të arriturave pasi kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka fajësuar qeveritë e pasluftës për dështim.
“Të gjithë ne duhet të jemi krenarë për të arriturat e jashtëzakonshme të këtyre dy dekadave duke qenë mirënjohës e jo mohues kur së bashku kemi shkruar historinë e krijimit dhe ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”, ka thënë Krasniqi.
“Veçanërisht gëzuar dy burrështetasve Hashim Thaçi e Kadri Veselit dhe shokëve të tyre çlirimtarë ndonëse padrejtësisht po e presin vitin e ri të mbyllur janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë”, ka thënë Krasniqi.
