Të fundit

Ramabaja trondit me parashikimin e tij: SHBA mund të përjetojë rënie si “vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik”

Tele-analisti anëtar i Vetëvendosjes, Sadri Ramabajam ka dalë me një ‘analizë’ me prospekte të zymta për superfuqinë më të madhe botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo si pasojë e fitores së Donald Trump për çka këshillon Bashkimin Evropian “të ulë varësinë” nga ShBA-ja në furnizimin me armë dhe teknologji ushtarake.

Ramabaja e sheh gjendjen amerikane “të krahasueshme” me vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik.

“Kur në Shtëpinë e Bardhë pritet në janar të vijë Donald Trump, ne do të jemi dëshmitarë të një faze të pazakontë të periudhës së vonë të perandorisë amerikane, të krahasueshme me vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, në të cilën analistët ushtarakë me depërtim të qartë pranojnë se hegjemonia e Uashingtonit po dobësohet me shpejtësi në skenën globale, me ç’rast edhe pritet t’i hapet rruga ‘zyrtarizimit’ të Rendit të Ri Botëror”, ka shkruar Ramabaja në analizën e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci