Të fundit

Ndalja e energjisë elektrike natën e Vitit të Ri, reagon KEDS

KEDS ka njoftuar se konsumatorët kanë shpenzuar dukshëm energji elektrike përgjatë ditës së sotme dhe ky trend ende po vazhdon.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka apeluar tek qytetarët që të shpenzojnë rrymën sa më racionalisht.

“Të shfrytëzohet sa më racionalisht energjia elektrike në mënyrë që ta kalojmë ndërrimin e motmoteve pa ndërprerje të energjisë elektrike.

Në orët e pasdites së sotme, konsumi i energjisë elektrike është rritur dukshëm dhe ky trend është duke vazhduar edhe në këto momente. Në mënyrë që të parandalohen mbingarkesat në rrjet, KEDS bën përsëri apel që të kursehet energjia elektrike aty ku mundet dhe të shfrytëzohet sa më racionalisht.

Ekipet tona janë mobilizuar në secilin distriktin për të intervenuar në kohën më të shpejtë të mundshme në rast nevoje derisa nga Qendra Dispeçerike po përcjellet e tërë infrastruktura energjetike përmes sistemeve më të avancuara”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci