Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka ka komentuar vendimin e lojtarëve të Kosovës për t’u tërhequr nga fusha në ndeshjen ndaj Rumanisë në Bukuresht.
Duka ka thënë se bojkoti nuk është veprimi më i mirë i mundshëm.
“Kjo është një pyetje me spec, sepse ka brenda njerëz që duan të dëgjojnë ndryshe, ka brenda edhe rregulla. Bojkoti nuk mendoj që është veprimi më i mirë i mundshëm, por sikurse mendoj se edhe atmosfera e krijuar nga tifozët rumunë ishte fare po fare e papranueshme”, ka thënë Duka.
“Në momentin që njeriu është në atë lloj presioni atë lloj fyerje e ofendimi, mund të marrë edhe vendimin e gabuar. Në atë lloj atmosfere mbytëse dhe ofenduese…”, ka shtuar ai.
