Të fundit

Zyrtare: UEFA merr vendimin për ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës

Kosova e ka humbur në tavolinë ndeshjen ndaj Rumanisë me rezultat zyrtar, 3:0.

Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka marrë vendimin sot për ndeshjen e shumëpërfolur mes Rumanisë e Kosovës.

Përpos humbjes së ndeshjes, FFK-ja është gjobitur edhe me 6 mijë euro për shkak të sjelljeve të pahijshme të futbollistëve.

Ndërkaq, Federata Rumune e Futbollit është dënuar me 128 mijë euro.

Federata Rumune është gjobitur me me 50,000 euro dhe një ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve raciste ose diskriminuese të tifozëve të saj. Me 30 mijë euro gjobë për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive .

9000 euro për hedhjen e sendeve, 4500 euro për ndezjen e fishekzjarrëve, 8000 euro për përdorimin e treguesit laser, 12,500 euro për shkak të shqetësimit gjatë himnit kombëtar., 14,000 euro për bllokimin e rrugëve publike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci