Është finalizuar draft ligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Dokumenti do të përcjellet për votim në mbledhjen e radhës të Qeverisë dhe do të procedohet tutje për vlerësim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ministria tutje bën të ditur se ligji parasheh lehtësira për investime në infrastrukturën sportive, përcakton formën dhe mënyrën e funksionimit të Komitetit Organizativ, mënyrën e financimit, përcakton rolet e palëve përfshirëse, etj.
