Të fundit

Kujt i qeshet tash? Bananja e ngjitur në mur shitet për një çmim të pabesueshëm në Nju Jork

Një banane e kapur në muri me ngjitës u shit për 6.2 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të mërkurën.

Bananja u konsiderua si kryevepër artistike konceptuale e vitit 2019.

Vepra ishte quajtur “Komediani” nga autori Maurizio Cattelan.

Ajo vjen me një certifikatë autenticiteti dhe udhëzime instalimi për pronarët që ta zëvendësojnë bananen nëse dëshirojnë sa herë që ajo kalbet.

Oferta e cila filloi me 800.000 dollarë përfundoi kur sipërmarrësi i kriptove me origjinë kineze, Justin Sun bëri ofertën fituese, duke mposhtur gjashtë rivalë të tjerë.

Vepra e artit Cattelan u shfaq për herë të parë në Art Basel Miami Beach, ku Galeria Perrotin shiti tre botime të “Comedian” për 120,000 deri në 150,000 dollarë secili.

Vepra u bë sensacion mediatik, duke u shfaqur në kopertinën e The New York Post.

Në atë kohë, artisti tha se e konceptonte punën e tij si një goditje satirike ndaj vlerave të tregut, duke shtruar pyetjen: “Mbi çfarë baze një objekt merr vlerë në sistemin e artit?”.

Në një intervistë të fundit ai shtoi se, “ankandi do të jetë kulmi i karrierës së tij. Jam i etur për të parë se cilat do të jenë reagimet.”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci