Të fundit

Murati: Kontratat me procedurë të negociuar opozita po i quan gabimisht

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka reaguar në ‘Facebook’, ku ka thënë se me muaj të tërë ka dëgjuar nga opozita ‘shpifje’ e ‘propagandë’ për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara.

Ai ka thënë se në intervistat që i kan bërë ata kontratat me procedurë të negociuar ata po i quajnë gabimisht dhe qëllimshëm.

Madje, tha se e gjitha kjo sipas tij është shpifje e propagandë ndaj qeverisë Kurti.

Postimi i plotë i tij:

Tash e disa muaj keni dëgjuar nga opozita shpifje e propagandë për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara.

Në prononcimet e tyre, kontratat me procedurë të negociuar ata i quajnë gabimisht, e qëllimshëm, herë kontrata njëburimore, e herë tenderë sekretë, dhe shpesh përdorin shifra të mëdha e flasin për keqpërdorime, për të krijuar përshtypjen te publiku se këtu me të vërtetë duhet të ketë diçka.

Por e tëra është shpifje e propagandë, në kuadër të luftës ndaj Qeverisë Kurti, me të gjitha mjetet.

E para, prokurimi me procedurë të negociuar është i paraparë në Ligjin për Prokurimin Publik, saktësisht Nenit 34 dhe Neni 35, pra nuk ka asgjë të paligjshme kur një autoritet kontraktues përdorë këtë metodë, për aq sa plotësohen kriteret e kërkuara me ligj.

Me fjalë tjera, lloji i procedurës së prokurimit nuk e përcakton se a ka korrupsion në atë kontratë apo jo. Psh. e kemi rastin e Komunës së Prishtinës, ku me tender të hapur është dhënë kontrata në vlerë 12 milionë euro, për të paguar konsulencë e rendera në kompjuter, dhe askush nuk mund të garantojë që në këtë kontratë nuk ka korrupsion.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci