Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit i cili tha se nëse sipas Bajramit “kontratat e negoociuara janë të paligjshme dhe hajni”, atëherë në vitin 2015 kur Bajrami ka qenë ministre, 16.1% e vlerës së kontratave të nënshkruara atë vit kanë qenë me procedurë të negociuar.
Bajrami ka rikujtuar se në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike të cilin ajo e udhëheq, ku Lëvizja Vetëvendosje e ka shumicën, në këtë mbledhje deputetët e LVV-së kanë votu kundër auditimit të kontratave një burimore në nivel lokal dhe qendror, për 10 vitet fundit.
“Pra për dallim prej teje unë nuk mbroj askënd, sipas meje të gjithë të korruptuarit pa dallim duhet të përfundojnë në burg”, ka shkruar ajo në Facebook.
