Të fundit

Aksion i policisë, tetë të arrestuar për sulmet në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencën e jashtëzakonshme për media, ka njoftuar se Policia e Kosovës të shtunën në mëngjes ka organizuar një aksion të madh pas sulmeve në Zubin Potok.

Ai ka thënë se në dhjetë lokacione janë arrestuar tetë persona të dyshuar në veprat kriminale terroriste.

“Në dhjetë lokacione, janë arrestuar tetë persona të dyshuar, për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Ka rezultat me konfiskimin e një sasie të madhe të armatimit dhe uniforma”, ka thënë Sveçla.

“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale, siç janë ato me granata në stacionin policor dhe komunës dhe i mbrëmshmi, janë sulme që dirigjohen nga Serbia dhe ne mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar. Është sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës kritike”, ka thënë Sveçla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci