Të fundit

Kush është presidenti koreano-jugor, Yoon Suk Yeol?

Presidenti i Koresë së Jugut është në pushtet që nga viti 2022, pas një fitoreje të ngushtë në zgjedhjet parlamentare, duke fituar me vetëm 0.7 për qind.

Yoon Suk Yeol, që bën pjesë në Partinë e Pushtetit të Popullit, ka pasur vështirësi në realizimin e agjendave të tij, pasi parlamenti është nën kontrollin e opozitës.

Pasi nuk mund të kalonte ligjet e tij, ai ka bllokuar çdo projektligj që opozita ka tentuar të kalojë.

Këtë javë, opozita ka ulur buxhetet e propozuara nga qeveria dhe partia në pushtet, shkruan skynews.

Në të njëjtën kohë, opozita ka kërkuar shkarkimin e anëtarëve të kabinetit për dështimin e tyre në hetimin e gruas së presidentit.

Kim Keon-hee është përfshirë në disa marrëveshje kundërthënëse, përfshirë manipulimin e mundshëm të aksioneve dhe akuzat për pranimin e një çantë luksoze Dior.

Yoon ka kërkuar falje dhe ka thënë se gruaja e tij do të duhej të ishte sjellë më mirë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci