Të fundit

Abdixhiku: Për herë të parë LDK ka 36% të kandidatëve gra për deputete

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën me 110 kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo listë është më përmbajtësorja, më profesionalja e më unitarja që Kosova ka sot.

“Ajo në vete përmban jo vetëm propozimet që burojnë nga vet baza jonë, por mbanë dhe vendimmarrësit e ardhshëm, të katër viteve të ardhshme, të gjithë jetës institucionale e politike në vend”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku tutje ka shtuar se për herë të parë LDK ka 36% të kandidatëve gra për deputete.

“Në veçanti, dua të shpreh falënderim, që këtë herë, LDK shënon një histori të re, dhe atë me vet iniciativë. Këtë herë, për herë të parë, LDK ka 36% të kandidatëve gra. Do të punojmë që kjo përqindje në të ardhmen të jetë dhe më e lartë; do të angazhohemi që në LDK dhe në skenën politike të ketë më shumë gra! Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm!”, ka deklaruar tutje Abdixhiku.

Ai ka ndarë edhe një informacion për listën, duke treguar se Paris Guri ka kërkuar që të renditet i fundit në listë.

“Sepse ai beson në veten, beson se numrit 110 i jep vlerë ai vet. Prandaj bëhuni si Parisi”, ka shkruar në një shkrim të gjatë Lumir Abdixhiku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci