Të fundit

Aksident në Drejë të Istogut, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Drejë të Istogut, ku si pasojë ka pësuar lëndime vozitësi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 2:51 të mëngjesit në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike. I lënduari është dërguar për në Emergjencë të Pejës dhe më pas është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, rasti është cilësuar vetaksident”, tha Gashi.

Gashi për Klankosova.tv, shtoi po ashtu se një veturë është ndalur për të shikuar se çfarë ka ndodhur, e cila është goditur nga një makinë që nuk ka mundur ta ndalojë shpejtësinë.

Nga ky aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci