Të fundit

Gjendet i vdekur shefi i shtabit të vëllait të Asadit

Shefi i shtabit të vëllait të presidentit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, u gjet i vdekur në zyrën e tij pranë kryeqytetit Damask, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Organizata joqeveritare me bazë në Britani tha se gjeneralmajor Ali Mahmoud, shefi i shtabit të Maher Assad, udhëhoqi një operacion ushtarak në Sirinë jugore në vitin 2018, raporton Associated Press.

Në videon e përhapur në rrjetet sociale, shihet se Mahmoud është ulur në një karrige i mbuluar me gjak dhe duket se rrobat i janë djegur, sipas AP.

Drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut Rami Abdurahman tha se nuk ishte e qartë nëse Mahmoud u vra nga Maher Assad apo kreu vetëvrasje.

Maher Assad drejtoi Divizionin e Katërt të Blinduar të Ushtrisë Siriane, i cili ka luajtur një rol të madh në luftën civile të Sirisë që nga fillimi i saj në mars 2011.

Bashar al-Assad, i cili ka sunduar Sirinë që nga viti 2000, iku në Moskë dje dhe mori azil nga Rusia, disa orë pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci