Të fundit

Kryetari i Malishevës ngushëllon familjen për vdekjen e futbollistit Erjon Morina

I pikëlluar për vdekjen e futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina u shpreh kryetari i Malishevës, komunës me prejardhje nga vjen edhe familja e 22 vjeçarit.

Ekrem Kastrati me këtë rast tha se sot Malisheva dhe mbarë Kosova humbën një sportist të dalluar, i cili me përkushtim e pasion dha një kontribut të çmuar në disa klube futbolli.

Ai iu shprehu ngushëllime familjes dhe shokëve të futbollistit tashmë të ndjerë.

“Ikja e tij në lulen e jetës na la të tronditur e të pikëlluar të gjithëve. Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij të nderuar. Jemi pranë jush me zemër e me mendje”, tha Kastrati.

“Ngushëllime të përzemërta edhe për FC “Malisheva”, klubin e Vushtrrisë, shokët e tij të skuadrave dhe të gjithë sportistët e sportdashësit për ndarjen nga jeta të Erjonit”, theksoi ai.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehim solidaritet dhe mbështetje në këto momente të vështira. Kujtimi për Erjonin do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, u shpreh ndër të tjera kreu i Malishevës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci