Dy persona të cilët u përfshinë në një rrahje në Qabrat të Gjakovës, ku pësoi lëndime një person, janë kapur nga Policia.
Të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, kanë konfirmuar për Paparacin nga policia.
“Ndërkaq, Prokurori i Shtetit, së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore, në drejtim të trajtimit të këtij rasti”, ka thënë Lumni Graishta, drejtor i PK-së në Gjakovë.
