Të fundit

“Më kanë thënë lehtë e ki me folë nga Parisi” – Nezir Kraki tregon pse iu bashkua partisë Guxo

Nezir Kraki ka treguar pse i është bashkuar listës Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai në T7 tha se prej kohësh është skajshmërisht i politizuar.

“Unë jam prej kohësh skajshmërisht i politizum, ka vite që konsideroj, që si intelektual kam arrit me u rreshtu në anën e duhur të kauzave që i shoh si esenciale për Kosovën. Angazhimi me shkrim, me ide, mendime, me pjesëmarrje në emisione, edhe ajo ka një kohë të vetën. Më kanë thënë e ki kollaj me fol prej Parisit, hajde këtu legjitimohu, e provoje njëherë.

Kosova gjendet në një moment… shkaku i  procesit të dialogut, dhe stagnimit të Serbisë për ta pranuar marrëveshjen gjendet në një moment të ndijshëm politik. Duhet të bëhet çmos që të mos ndërpritet cikli për konsolidimin e Kosovës dhe për rivendosjen e Kosovës në skenën rajonale dhe evropiane si shtet serioz”, tha mes tjerash Kraki.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci